Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
 
Nr. 167 date 7.4.1995
 
PER TRAJTIMIN FINANCIAR TE EFEKTIVIT TE GRUPIT TE HELIKOPTEREVE
 
Me propozimin e Ministrise se Brendshme, Keshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Paga baze mujore per efektivin e Grupit te Helikoptereve qe lidhet drejtpersedrejti me realizimin e fluturimeve, te jete:
Per funksionin me te ulet "Teknik helikopreti" 8180 leke.
Per funksionin me te larte "Komand grupi" 11000 leke.
Shtesa per veshtiresi sherbimi per funksionet e mesiperme te jete deri ne 200 per qind.
Niveli i pages baze mujore per funksionet e tjera, ushtarake e civile, qe sherbejne ne kete grup, te jete i njejte me ate te funksioneve analoge ne sektore te tjere, kurse shtesa per veshtiresi sherbimi deri ne 50 per qind me e larte se ajo e miratuar per funksionet analoge ne strukturat e tjera te policise.
Masa konkrete e pages baze dhe shteses per veshtiresi sherbimi per cdo funksion percaktohen nga ministri i Brendshem.
2. Pagat e ketij efektivi rriten ne raport me rritjen e pagave te sistemit te Ministrise se Brendshme te bere nga Keshilli i Ministrave.
3. Punonjesit efektive ne kete grup perfitojne te gjitha te drejtat e trajtimet e tjera si punonjesit e sistemit te Ministrise se Brendshme, me perjashtim te pagave per mbikohe pune.
4. Efekti financiar prej 1.4 milione lekesh qe rrjedh nga zbatimi i ketij vendimi perballohet brenda buxhetit te Ministrise se Brendshm te miratuar per vitin 1995
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe efektet e zbatimit te tij shtrihen nga data 1.4.1995.
 
 
                        KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
 
ALEKSANDER MEKSI
 

 

 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara