Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
 
NR.182 DATE 25.4.1995
 
PER CMIMET E SHITJES SE BARNAVE
 
Ne baze te ligjit 7815 date 2O.4.1994 " Per barnat" dhe te ligjit nr.787O, date 13.1O.1994 " Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise", me propozimin e Ministrise se Shendetesise dhe te Mbrojtjes se Mjedisit, Keshilli i Ministrave
 
V E N D O S I
 
1.Kufiri maksimal i cmimit te shitjes me shumice te barnave nga grosistet caktohet deri ne 15 % mbi cmimin fillestar te blerjes CIF, konvertuar ne leke sipas kursit perkates ditor qe njoftohet nga Banka e Shqiperise.
Kufiri maksimal i cmimit te shitjes me shumice te barnave nga prodhuesit e vendit caktohet deri ne 2O % mbi koston e prodhimit.
2. Kufiri maksimal i cmimit te shitjes me pakice te barnave nga farmacite e rrjetit te hapur, sipas propozimit te komisionit te cmimit te barnave, caktohet deri ne 35 %`mbi cmimin e blerjes qe del pas shteses qe i behet atij sipas pikes 1 te ketij vendimi.
3. Struktura e cmimeve te barnave te listes kryesore, per efekt te rimbursimit, miratohet nga Ministri i Shendetesise dhe i Mbrojtjes se Mjedisit, sipas propozimit te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.
4. Cmimet e shitjes reference te barnave te listes kryesore sherbejne si kufij maksimale ne llogaritjen e mases se rimbursimit te cmimeve te barnave te kesaj liste dhe jane te detyrueshme per zbatim nga te gjitha farmacite e rrjetit te hapur.
Farmacite i afishojne ne vende te dukshme cmimet e shitjes se barnave per popullsine sipas emerteses se listes kryesore, si dhe listen e barnave thelbesore.
5. Miratohet lista e barnave thelebesore sipas listes qe i bashkengjitet vendimit.
6. Indstituti i Sigurimeve te Kujdesit shendetesor rimburson 100 % recetat per barnmat thelbesore per femijet 0-12 muaj, per invalidet e Luftes, perinvalidet e grupit te I II per semundjet per te cilat kane dale invalide.
Ministria e shendetesise dhe e Mbrojtjes se Mjedisit vakton listen e barnave thelbesore te nevojshme per kurimin e semundjeve te TBC dhe te kancerit.
7. Instittuti i sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka kompetence te gjate viti te beje ndryshime ne strukturen e cmimeve te barnave te listes kryesore sipas pikes 3 te ketij vendimi.
8. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes se Mjedisit dhe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.
9. Vendimet e Keshillit te Ministrave nr.17 date 24.1.1994 " Per ndryshimin e cmimeve te shitjes me pakice te barnave dhe vendosjen e kufijve maksimale te shitjes se tyre nga subjektet private", nr.483, date 29.8.1994 " Per vendosjen e kufijve maksimale te cmimit te shitjes se barnave nga subjektet private", nr.525, date 17.10.1994 " Per subvencionimin nga shteti te barnave thelbesore", nr.51 date 23.1.1959, pika 3 " Per masat per uljen e metejshme te vdekjeve ne femijet e moshes se gjirit", nr.83 date 16.3.1983, pika 2 " Per uljen e cmimeve te shitjes me pakice te disa barnave te vendit dhe te importit", nr. 247, date 27.5.1993 " Per subvencionimin nga shteti te nje pjese te fatures se shpenzimeve per preparatet mjekesore te envojshem per mjekimin e invalideve", shfuqizohen.
 
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere
 
KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
 
ALEKSANDER MEKSI
 

 

 

 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara