Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
Nr. 182, datė 6.3.1998
 
PĖR KALIMIN E SPITALIT TĖ BURGJEVE NĖ VARĖSI TĖ MINISTRISĖ SĖ DREJTĖSISĖ
 
Me propozimin e Ministrisė sė Drejtėsisė, mbėshtettur nė ligjin nr.7381, datė 9.5.1990 "Pėr krijimin e Ministrisė sė Drejtėsisė", me shtesėn e mėvonshme, Kėshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Qendra spitalore e tė dėnuarve kalon nga Ministria e Shėndetėsisė dhe Mjedisit nė vartėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė me emėrtimin "Spitali i burgjeve", i cili pėrfshihet nė strukturėn e Drejtorisė sė Pėrgjithėshme tė Burgjeve.
2. Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Mjedisit, nga numri i punonjėsve tė strukturės sė ish-qendrės spitalore tė tė dėnuarve tė pavionit nr.7, i zbriten gjithsej 34 persona, kurse punonjėsit efektivė tė kėsaj strukture, 32 veta i kalojnė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve.
3. Personeli efektiv tė vazhdojė tė paguhet me pagat ekzistuese, duke zbatuar indeksimet paralele tė sektorit tė shėndetėsisė deri nė rregullimin e posaēėm ligjor.
4. Mjetet kryesore, pajisjet dhe gjendja e medikamenteve i kalojnė Ministrisė sė Drejtėsisė, duke u dokumetuar sipas rregullave pėrkatėse.
5. Ministri i Drejtėsisė emėron drejtorin dhe miraton rregulloren e brendshme tė spitalit tė burgjeve.
6. Marrėdhėniet qė lidhen me veprimtarinė e spitalit, ndėrmjet Ministrisė sė Drejtėsisė, Ministrisė sė Brendshme dhe Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Mjedisit rregullohen me udhėzim tė pėrbashkėt tė titullarėve pėrkatės.
7. Pėr kualifikimin profesional, specializimin dhe punėn kėrkimore shkencore nė spitalin e burgjeve tė sigurohet bashkėpunimi i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve me Fakultetin e Mjekėsisė tė Tiranės.
8. Pėr zbatimin e kėtij vendimi ngarkohen Ministria e Drejtėsisė dhe Ministria e Shėndetėsisė dhe Mjedisit.
9. Aktet nėnligjore qė bien nė kundėrshtim me kėtė vendim shfuqizohen.
Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.
 
KRYEMINISTRI
FATOS NANO

 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara