PER
KRIJIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TE ARDHURAVE QE KRIJOJNE INSTITUCIONET
BUXHETORE
Ne mbeshtetje te ligjit nr. 8283 date 3.2.1998 “Per buxhetin e
shtetit te vitit 1998” me propozimin e Ministrise se Financave,
Keshilli i Ministrave,
V E N D O S i :
1- Institucionet buxhetore realizojne te ardhura nga veprimtaria
kryesore dhe nga veprimtaria e sherbimeve te tjera.
Te ardhurat e institucioneve buxhetore ndahen ne tri grupe kryesore
:
a- Ne te ardhura nga veprimtaria kryesore perfshihen ato te ardhura
qe realizohen nga institucionet buxhetore, gjate kryerjes se
detyrave te tyre funksionale. Tarifat per keto te ardhura caktohen
nga Ministria e Financave me propozimin e Ministrise ose
institucionit qendror perkates. Keto te ardhura derdhen teresisht ne
buxhetin e shtetit, me perjashtim te rasteve kur Ministria e
Financave, ne bashkepunim me ministrine ose institucionin qendror,
percakton, me udhezim te perbashket, qe keto te ardhura te derdhen
90 perqind ne buxhetin e shtetit dhe 10 perqind t’i mbeten
institucionit.
b- Ne te ardhura me pjesemarrje perfshihen ato te ardhura qe
rrjedhin nga nje veprimtari ekonomike, qe lidhet me veprimtarine
kryesore te institucionit buxhetor, duke shfrytezuar kapacitetet e
lira te tij dhe qe sherbejne per financimin e tij. Tarifat per keto
te ardhura caktohen nga titullari i ministrise ose nga institucioni
qendror. Te ardhurat ndahen ndermjet institucionit dhe buxhetit te
shtetit ne raportin 60 perqind me 40 perqind.
c- Ne te ardhura me destinacion perfshihen ato te ardhura qe
realizohen nga institucionet buxhetore gjate veprimtarive te
sherbimit per te trete ose per popullaten. Tarifat per keto te
ardhura caktohen nga titullari i ministrise ose i institucionit
qendror, dhe perdoren nga institucioni per mbulimin e shpenzimeve te
kryera per sherbimin perkates, kurse 10 % derdhen ne buxhetin e
shtetit. Ne rast se sherbimi ze peshe te ndjeshme ne veprimtarine e
nje ministrie apo te nje institucioni qendror dhe kerkon personel
dhe organizim te veçante, atehere titullari i ministrise ose i
institucionit qendror vendos krijimin e ndermarrjeve, a te njesive
te veçanta per keto veprimtari, jashte sistemit buxhetor.
2- Te gjitha te ardhurat qe realizohen nga institucionet buxhetore
te derdhen ne llogarine e te ardhurave te buxhetit te shtetit dhe ne
rrethe te regjistrohen ne llogarine e thesarit. Te ardhurat qe i
mbeten institucionit, pasi te jene zbritur te ardhurat qe derdhen ne
buxhet, sipas pikes 1 te ketij vendimi, do te perdoren brenda
kufijve te fondeve te kushtezuara, te cilat miratohen ne ligjin
vjetor te buxhetit.
Lloji konkret i te ardhurave, klasifikimi i tyre ne tri grupet e
mesiperme dhe rregullat e realizimit e te perdorimit te tyre
percaktohen me udhezim te perbashket te Ministrise se Financave me
çdo ministri ose institucion qendror, brenda muajit gusht.
3- Te ardhurat qe u mbeten institucioneve buxhetore, sipas pikes 1
te ketij vendimi, te perdoren, ne rradhe te pare, per mbulimin e
shpenzimeve te kryera per realizimin e te ardhurave dhe, pjesa
tjeter, te perdoret per financimin e veprimtarise kryesore,
buxhetore te ministrise ose institucionit, per shpenzimet operative,
investimet dhe shperblimin e punonjesve.
4- Punonjesit qe kontribuojne drejtperdrejte ne realizimin e te
ardhurave, sipas pikes 1 te ketij vendimi, shperblehen per punen e
kryer. Nje pjese e ketij fondi mund te perdoret per shperblimin e
personelit te institucionit ( pavaresisht nga kontributi ne
realizimin e te ardhurave), por jo me shume se dy paga mujore ne vit
per person, me urdher te titullarit te institucionit, pavaresisht
nga shperblimet qe jepen sipas akteve te tjera, ligjore e
nenligjore, ne fuqi. Per shperblimin e personelit te institucionit
do te mbahet parasysh, krahas perkushtimit dhe kontributit ne pune,
edhe periudha e tij ne pune gjate vitit kalendarik.
5- Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 478 date 7.11.1992 “ Per
krijimin, evidencimin dhe administrimin e te ardhurave qe realizojne
institucionet buxhetore nga sherbimet qe ato u ofrojne te treteve”,
si dhe te gjitha vendimet e tjera qe lidhen me llojin dhe perdorimin
nga institucionet buxhetore te te ardhurave qe ato krijojne,
shfuqizohen.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe i shtrin efektet financiare duke
filluar nga data 1.5.1998.
KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE