|
| |
|
|
| |
VENDIM
Nr. 394 Date 27.7.2000
PER
KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT SHENDETESOR
RAJONAL TE TIRANES
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 4, te ligjit nr.
3766, date 17.12.1963, “Per kujdesin shendetesor”, te ligjit nr.
8380, date 29.07.1998, “Per ratifikimin e marreveshjes se kredise
ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare te
Zhvillimit “IDA” per projektin e rimekembies se sistemit
shendetesor”, me propozimin e Ministrit te Shendetesise, Keshilli i
Ministrave,
V E N D O S I :
1- Krijimin e Autoritetit Shendetesor Rajonal ( ASHR ) te Tiranes.
ASHR-ja eshte nje organ publik, me autonomi te kufizuar, per
menaxhimin, dhenien dhe sigurimin e kujdesit shendetesor, paresor,
si dhe per kryerjen e sherbimeve shendetesore te specializuara, te
sherbimit paresor. ASHR-ja mbulon dhe perfshin Bashkine dhe rrethin
e Tiranes, por nuk perfshin e as menaxhon Qendren Spitalore
Universitare, Spitalin Obstetrik dhe Gjinekologjik dhe Institutit
Pneumoftiziatrik ( Senatoriumin ).
2- ASHR-ja krijohet si nje projekt pilot, i cili do te vleresohet
brenda vitit te dyte te qenies se tij, me qellim qe kur eshte
mundesia, e njejta strukture, me organizim shendetesor si ASHR-ja te
shtrihet ne gjithe territorin e vendit.
3- ASHR-ja funksionon sipas rregullores e cila i bashkelidhet
vendimit.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
ILIR META
RREGULLORE PER KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT
SHENDETESOR RAJONAL TE TIRANES
I. Autonomia dhe qellimet
1. Krijimi dhe funksionimi i autoritetit Shendetesor Rajonal ( ASHR
) synon ne ngritjen dhe permiresimin e cilesise se kujdesit dhe
sherbimit shendetesor ne zonen e shtrirjes se aktivitetit te tij.
Autoriteti Shendetesor Rajonal (ASHR ) eshte nje organ publik, me
autonomi te kufizuar, per menaxhimin , dhenien e sigurimin e
kujdesit shendetesor paresor si dhe per kryerjen e sherbimeve
shendetesore te specializuara spitalore ose ambulatore te tjera.
ASHR-ja mbulon dhe perfshin Bashkine dhe rrethin e Tiranes.
ASHR-ja nuk perfshin e as menaxhon Qendren Spitalore Universitare,
Spitalin Obstetrik dhe Gjinekologjik dhe Institutin Pneumoftiziatrik
( Sematoriumin ).
II. Burimet financiare dhe menaxhimi i tyre.
1- ASHR-ja financohet nga buxheti i shtetit nepermjet Ministrise se
Shendetesise ( MSH ).
2- ASHR-ja mund te financohet drejtperdrejt edhe nga donacione e
burime te tjera te ligjshme.
3- ASHR-ja mund te siguroje te ardhura nga marreveshjet qe
nenshkruan me MSH ose me organe e organizata te tjera te vendit ose
te huaja, per kryerjen e sherbimeve te caktuara brenda objektit te
percaktuar ne nenin 1.
4- ASHR-ja menaxhon dhe rishikon buxhetin e vet.
5- ASHR-ja nuk mund te shese pasurite e saj pa miratimin e MSH.
6- ASHR-ja ka te drejte te percaktoje nivelin e vet te pagave ne
perputhje me politiken e pergjithshme te MSH, si dhe kushtet dhe
afatet per kryerjen e sherbimeve.
7- ASHR-se i ndalohet te marre hua nga sektori privat.
III- Organet drejtuese
Organet drejtuese te ASHR-se jane : Bordi dhe Drejtori Ekzekutiv.
1- Bordi perbehet nga :
a- Dy anetare te emeruar nga Ministri i Shendetesise, por ne asnje
rast vete Ministri.
b) Nje perfaqesues i Ministrise se Financave;
a) Kryetari i Bashkise se qytetit ose nje perfaqesues nga Bashkia;
b)Kryetari i Keshillit te rrethit ose nje perfaqesues nga keshilli i
rrethit;
c) Nje perfaqesues i Institutit te Sigurimeve te Kujdesit
Shendetesor ( ISKSH ).
d) Nje perfaqesues nga Qarku; dhe
e) Drejtori Ekzekutiv i ASHR-se Tirane.
2- Anetaret e Bordit qendrojne ne detyre per 4 vjet me te drejte
riemerimi, me perjashtim te rregullit te parashikuar ne piken IV/3.
3- Per te siguruar vazhdimesine e veprimtarise se bordit, nuk mund
te zevendesohen ne te njejten kohe me shume se 4 anetare te tij, te
cilet caktohen me short. Anetaret e tjere vazhdojne te qendrojne ne
detyre edhe dhe per nje vit. Per efekt te zbatimit te ketij
paragrafi, me fjalet “ne te njejten kohe “ do te kuptohet nje
periudhe kohore deri ne 3 muaj, brenda se ciles duhet te behet
zevendesimi jo me pak se 4 anetareve.
4- Nje anetar i bordit mund te largohet nga detyra para afatit kur :
a- Anetari nuk merr pjese ne 4 mbledhje te bordit brenda nje viti.
b- Anetari kryen veprime ose mosveprime qe vijne ne kundershim me
ligjet, me aktet e ASHR-se, si dhe rregulloren e bordit.
5- Kur jane rastet e parashikuara ne paragrafin 4 te ketij neni, me
kerkese te bordit ose edhe me inisiativen e tij entiteti perfaqesues
respektiv, e larton anetarin nga detyra dhe ne vend te tij emeron
nje tjeter.
IV- Kryetari i Bordit
1- Bordi zgjedh kryetar te bordit nje nga perfaqesuesit e Ministrise
se Shendetesise
a- Kryetari i Bordit zgjidhet 1 here ne 3 vjet me te drejte
rizgjedhjeje.
b- Bordi zgjedh nenkryetarin e tij per 3 vjet me te drejte
rizgjedhjeje.
c- Perfaqesuesi i ISKSH nuk mund te jete zv/kryetar bordi.
2- Kryetari i Bordit kryen kryesisht keto funksione :
a- Perfaqeson bordin ne marredhenie me te tretet.
b- Drejton mbledhjet e bordit dhe eshte pergjegjes per aktivitetin e
tij.
c- Mundeson dhe ndikon qe anetaret e bordit te marrin pjese dhe te
japin kontributin e tyre te plote per permbushjen e detyrave te
bordit dhe te aktiviteteve te tij.
V- Rregulla te funksionimit te Bordit.
1- Bordi mblidhet jo me pak se 6 here ne vit.
2- Bordi mblidhet kur e therret kryetari i tij ose jo me pak se ½ e
te gjithe anetareve te Bordit.
3- Mbledhjet e Bordit jane te vlefshme kur jane te pranishem me
shume se gjysma e anetareve te tij.
4- Bordi i merr vendimet me shumice votash.
VI- Funksionet e Bordit
Bordi ushtron kryesisht keto funksione :
1- Te miratoje politiken, strategjine, planet ( afatshkurtra dhe
afatgjata ), programet dhe prioritetet shendetesore ne perputhje me
politikat kombetare shendetesore te vendosura nga Ministria e
Shendetesise ( ne kete paragraf u perfshine edhe paragrafet 2 dhe 3
).
2- Te aprovoje ndryshimet strukturore.
3- Te paraqese e propozoje perpara Ministrise se Shendetesise
projekte normative.
4- Te miratoje buxhetin, ndarjen e destinacionin e fondeve
financiare, si dhe menyrat dhe format evidentimit dhe te kontrollit
te administrimit te fondeve financiare.
5- Te miratoje planet e programet per zhvillimin, trajnimin dhe
menaxhimin e burimeve njerezore ne perputhje me politikat e
pergjithshme te Ministrise se Shendetesise.
6- Te miratoje emerimin e drejtoreve te drejtorive te ASHR-se.
Marrjen dhe largimin nga puna e drejtoreve te drejtorive nga puna si
dhe punonjesve te tjere te ASHR-se behet ne perputhje me ligjet dhe
aktet nenligjore ne fuqi.
7- Te percaktoje kushtet dhe nivelet e pagave te punonjesve te
ASHR-se ne marreveshje me Ministrine e Shendetesise dhe ISKSH-ne.
8- Te percaktoje numrin e punonjesve te ASHR-se si dhe kriteret e
punesimit te tyre.
9- Te vendose per krijimin e fushave te reja te sherbimeve brenda
politikave shendetesore kombetare te percaktuara nga Ministria e
Shendetesise.
VII- Drejtori Ekzekutiv – emerimi dhe afati.
1- Drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi i ASHR-se. Drejtori
Ekzekutiv e merr detyren vetem pasi te miratohet nga Ministria e
Shendetesise.
2- Drejtori ekzekutiv raporton dhe pergjigjet perpara bordit.
3- Drejtori ekzekutiv qendron ne detyre per 3 vjet me te drejte
rizgjedhjeje.
4- Drejtori ekzekutiv mund te shkarkohet nga detyra para afatit nga
Bordi per te cilen duhet te kene votuar me shumse gjysma e te gjithe
anetareve te bordit, kur drejtori kryen veprime ose mosveprime qe
vijne ne kundershtim me ligjet, aktet e ASHR-se si dhe me
rregulloren e ASHR-se.
VIII- Funksionet e Drejtorit Ekzekutiv.
Drejtori Ekzekutiv ushtron kryesisht keto funksione :
1- Te hartoje politiken, strategjine, planet, programet e
prioritetet shendetesore ne baze te politikes kombetare te perpunuar
nga Ministria e Shendetesise.
2- Te koordinoje aktivitetet shendetesore, duke perfshire ato te
sektorit privat dhe te organizatave joqeveritare.
3- Menaxhon e drejton sherbimet shendetesore.
4- Te pergatise e hartoje buxhetin, ndarjen e destinacionin e
fondeve buxhetore te financuara, si dhe menyrat dhe format
evidentimit dhe te kontrollit te administrimit te ketyre fondeve
sipas ligjeve ( ligji organik dhe ligji vjetor ) per buxhetin e
shtetit dhe udhezimeve te ndryshme ne zbatim te tyre.
5- Te hartoje e pergatise planet e programet per zhvillimin,
kualifikimin dhe administrimin e burimeve njerezore ne perputhje me
politikat e Ministrise se Shendetesise si dhe te veje ne jete e
zbatoje ato.
6- Te drejtoje e kontrolloje te gjitha aktivitetet zbatuese e
administruese te organeve dhe organizmave te ASHR-se.
7- Perfaqeson ASHR-ne ne marredheniet e punes me punonjesit.
8- Emeron drejtoret e drejtorive te ASHR-se.
9- Propozon futjen e sherbimeve te reja, sipas politikave
shendetesore kombetare te percaktuara nga Ministria e Shendetesise.
10- Mbeshtetet me mjete teknike dhe mbikqyr veprimtarine e
punonjesve te niveleve te ndryshme si dhe ato qe perfshihen ne
programe te ndryshme te shendetesise.
IX- Organizmat e brendshem.
1- Drejtoria e Shendetit Publik.
2- Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Paresor.
3- Drejtoria e Planifikimit te Sherbimeve.
4-Drejtoria e Sherbimeve Kontraktuese dhe ndihmese.
X- Drejtorite e ASHR-se dhe fushat kryesore qe mbulojne :
1- Drejtoria e Shendetit Publik mbulon kryesisht keto fusha :
a- Promovimin dhe edukimin shendetesor.
b- Imunizimin dhe semundjet infektive.
c- Ushqimin, ujin, trajtimi i mbeturinave.
d- Shendeti dhe sigurimi ne pune.
e- Sherbimet laboratorike te shendetit publik.
f- Inspekti farmaceutik
g- Inspektoriati Sanitar Shendetesor.
h- Iinspektoriatin e luftes kunder semundjeve ngjitese.
2- Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Paresor mbulon kryesisht keto
fusha :
a- Sherbimet klinike si dhe politikat dhe qendrat shendetesore;
b- Sherbimi stomatologjik;
c- Drejtorimi dhe menaxhimi mjekesor;
d- Profesionet qe lidhen me mjekesine, si punonjesit e radiografise,
te laboratoreve etj.
e- Kontrolli mjekesor;
f- Sherbimet infermieristike;
g- Drejtimi dhe menaxhimi infermierik;
h- Sigurimi i cilesise se sherbimit infermierik;
3- Drejtoria e Planifikimit te Sherbimeve mbulon kryesisht keto
fusha :
a- Planifikimin dhe zhvillimin e Sherbimeve Shendetesore te
Specializuara Spitalore ose Ambulatore.
b- Lidhjen dhe marredheniet me sherbimet dytesore e terciare;
4- Drejtoria e Sherbimeve Kontraktuale dhe ndihmese mbulon kryesisht
keto fusha :
a- Negocimi dhe ndjekja e marreveshjeve ( kontratave ) me ISKSH;
b- Informacioni dhe statistikat;
c- Kontrollin financiar; shpenzimet dhe buxheti, sherbimet ne lidhje
me pagesat ( funksionet e arketarit ) dhe menaxhimi i parave,
d- Burimet njerezore;
e- Menaxhimi i pronave dhe pasurive;
f- Sherbimet juridike;
g- Furnizimet;
h- Administrata.
XI- Drejtoret e drejtorive.
1- Drejtoret jane pergjigjes per funksionimin e Drejtorive dhe
menaxhimin e veprimtarive perkatese, per administrimin e ndertesave
dhe te pajisjeve te tyre, per cilesine e sherbimeve.
2- Drejtoret perfaqesojne drejtorite perkatese me marredhenie me te
tretet.
3- Drejtoret varen drejtperdrejt dhe pergjigjen perpara drejtorit
Ekzekutiv.
4- Rregullat e Kodit te Punes, per aq sa nuk vijne ne kundershtim me
kete vendim, si dhe me statusin e veçante te ASHR-se do te zbatohen
dhe per drejtoret e drejtorive si dhe per punonjesit e tjere te
ASHR-se.
XII- Poliklinikat dhe qendrat shendetesore.
1- Poliklinikat dhe qendrat shendetesore jane pjese e drejtorise se
Kujdesit Shendetesor Presor.
2- Shefat e poliklinikave dhe te qendrave shendetesore varen dhe
pergjigjen perpara drejtorit te drejtorise se kujdesit shendetesor
paresor.
3- Shefat e poliklinikave dhe te qendrave shendetesore jane
pergjegjes per permiresimin dhe rritjen e cilesise se sherbimeve.
4- Shefat e poliklinikave dhe qendrave shendetesore jane pergjigjes
per ushtrimin e kontrollit ndaj veprimtarise e shpenzimeve per
menaxhimin e mirembajtjen e ndertesave dhe te pajisjeve te tyre, si
dhe per kryerjen e realizimin e sherbimeve dhe te aktiviteteve te
tjera.
XIII- Stafet e poliklinikave dhe te qendrave shendetesore
1- Specialistet doktore, infermieret dhe pjesa tjeter e stafit, si
dhe mjeket e pergjithshem, te poliklinikave dhe qendrave
shendetesore punesohen me kontrate nga drejtori i drejtorise se
kujdesit shendetesor paresor, mbi bazen e kritereve te vendosura me
rregulloren e brendshme.
2- Punonjesit e poliklinikave dhe qendrave shendetesore do te
paguhen nga fondi i sigurimeve shendetesore ne baze te marreveshjes
qe do te lidhen ndermjet ASHR-se dhe ISKSH-se.
XIV- Financimi i poliklinikave dhe qendrave shendetesore.
1- Shpenzimet per kryerjen e sherbimeve te kujdesit shendetesor
paresor do te financohen nga ISKSH-ja , sipas marreveshjes se lidhur
ndermjet ASHR-se dhe ISKSH-se.
2- Marreveshja percakton paketat e sherbimeve shendetesore qe do te
bleje ISKSH-se per çdo poliklinike dhe qender shendetesore . Ne
paketat e sherbimeve shendetesore perfshihen shpenzimet per pagesat
e mjekeve te pergjithshem e te familjeve, mjekeve specialiste,
infermiereve te punesuarve te tjere ne poliklinika dhe qendra
shendetesore si dhe shpenzime te tjera ( korrente ).
3- Ne perputhje me marreveshjen ndermjet ASHR-se dhe ISKSH-se, dega
e ISKSH-se lidh kontrate me çdo poliklinike dhe qender shendetesore
per kalimin e fondeve financiare dhe kontrollin e tyre.
4- Fondet nga buxheti i shtetit te caktuara e destinuara per
sherbimet shendetesore paresore i kalojne drejtperdrejte ISKSH-se.
XV- Dispozita te pergjithshme e tranzitore
1-Drejtoria e Higjienes dhe Epidemiologjise, Inspektoriatii Sanitar,
si dhe Zyra e Shendetit Publik per Tiranen dhe rrethin e saj,
shkrihen dhe funksionet e tyre i kalojne ASHR-se.
2- Punonjesit dhe stafet e tyre respektive punesohen me kontrata te
rregullta nga ASHR-ja.
3-Seleksionimi i stafit ekzistues dhe transferimi i tij tek ASHR-ja
do te behet ne bashkepunim nga menaxheret e Ministrise se
Shendetesise dhe ASHR-se.
XVI- Afatet :
1- Ngarkohen Ministria e Shendetesise, Ministria e Financave dhe
ISKSH qe brenda 4 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi
te marrin te gjitha masat me qellim qe ASHR te filloje funksionimin
e plote ne permbushje te kompetencave qe njihen me kete vendim.
2- Per perllogaritjet e efekteve financiare qe do te kete krijimi i
ketij institucioni, ngarkohen Ministria e Shendetesise dhe Ministria
e Financave.
|
|
| |
|
|
|