|
| |
|
|
| |
VENDIM
Nr. 228 datė 13 4 2001
PER
DIETAT E NENPUNESVE QE DERGOHEN ME SHTRIM JASHTE
VENDBANIMIT TE TYRE
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, dhe tė nenit 7 5 tė
ligjit nr.8379, datė 29.7.1998, "Pėr hartimin dhe zbatimin e
buxhetit tė shtetit nė Republikėn e Shqipėrisė", me propozimin e
Ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave
VENDOSI:
1 . Punonjėsit e ndėrmarrjeve dhe tė institucioneve, qė financohen
nga buxheti kur shkojnė me shėrbim jashtė qendrės sė tyre tė punės
dhe nuk kthehen brenda ditės, nė vendbanimet e tyre, pėrfitojnė
dietė nė masėn 10 pėr qind tė pagės mujore, por pa kaluar 2 000 (dy
mijė) lekė nė ditė dhe jo mė pak se 1 000 (njė mijė) lekė nė ditė.
Shpenzimet e fjetjes paguhen sipas dokumenteve tė paraqitura, qė e
vėrtetojnė atė, por jo mė shumė se 2 000 lekė pėr ēdo natė tė
fjetur. Shpenzimet e udhėtimit paguhen sipas vleftės sė biletės sė
udhėtimit me transport hekurudhor, automobilistik dhe ujor. Kur
udhetimi bėhet me taksi apo furgona, shpenzimet e udhėtimit paguhen
sipas ēmimeve tė miratuara pėr linjėn pėrkatėse me tren, autobus ose
anije, plus 25 pėr qind tė ēmimit tė biletės sė transportit tė
linjės me autobus, dhe kur nuk ka linjė autobusi tė trenit apo tė
anijes.
2. Dėrgimi me shėrbim jashtė rrethit, ku banon nėnpunėsi dhe ku ka
qendrėn e punės bėhet me autorizim tė titullarit tė institucionit
ose tė zėvendėsit tė autorizuar prej tij. Nė autorizim pėrcaktohet
koha e zgjatjes sė shėrbimit dhe qėllimi i tij.
3. Pėr efekt tė llogaritjes sė dietės, data e nisjes dhe ajo e
kthimit llogariten bashkarisht, njė ditė e plotė.
4. Personave, qė nuk janė nė marrėdhėnie pune dhe dėrgohen me
shėrbim, dieta u paguhet nga urdhėruesi i sherbimit, nė masėn 1 400
(njė mijė e katėrqind) lekė nė ditė, si dhe shpenzimet e tjera,
sipas pikės 1 tė kėtij vendimi.
5. Punonjėsit e pėrmendur nė pikėn 1 tė kėtij vendimi, kur shkojnė
me shėrbim jashtė qendrės sė tyre tė punės, pėr rastet kur
pėrfitojnė dietė dhe kthehen brėnda ditės, jashtė kohės normale tė
punės, pėrfitojnė dietė nė masėn 600 (gjashtėqind) lekė nė ditė.
6. Nuk paguhet dietė kur shėrbimi kryhet nė qendrat dhe fshatrat qė
janė afėr qyteteve ose qendrave tė punės, nė vendet ku ka shėrbim
transporti tė vazhdueshėm dhe qė pėrcaktohen me vendim tė kėshillit
tė qarkut.
7. Studentėve universitare, pasuniversitare dhe nxenesve e
kursanteve te shkollave te ndryshme, me ose pa bursė, kur dėrgohen
me shėrbime tė ndryshme, si praktika mėsimore, ekspozita, shėrbime
me karakter mėsimor, etj, u paguhet dietė nė masėn 900 (nėntėqind)
lekė nė ditė.
Nxėnėsve dhe studentėve me bursė dhe me gjysėm bursė, pėr kohėn qė
marrin dietė, u ndėrpritet bursa pėr ushqim. Trajtimi ushqimor i
nxėnėsve dhe i studentėve, qė gjatė kohės sė praktikave mėsimore nuk
marrin dietė, por sistemohen ne konvikte me mensė, tė jetė nė masėn
qė ka konvikti, pėrkatės, ku kryet shėrbimi.
8. Sportistėt. trajnerėt, gjyqtarėt sportivė jovendas, pėr
veprimtaritė, qė zhvillohen ndėrmjet rretheve, pėrfitojnė dietė,
sipas pikės 1 tė kėtij vendimi. Sportistėt, trajnerėt, gjyqtarėt
sportivė jovendas, pėr veprimtaritė sportive, qė zhvillohen brenda
rrethit, pėrfitojnė dietė nė mason 600 (gjashtėqinė) lekė nė ditė,
si dhe shpenzimet e udhėtimit, pėr rastet kur u takon dietė.
Sportistėt e zonave tė largėta, qė nuk mund tė kthehen brenda ditės,
pėrfitojnė dietė nė mason 700 (shtatėqind) lekė nė ditė, si dhe
shpenzimet e udhėtimit dhe tė fjetjes. Ciklistėt pėr garat mė tė
gjata se 50 km, vozitėsit pėr garat mė tė gjata se 5km, notarėt,
peshėngritėsit, maratonistėt dhe alpinistėt gjatė ditėve tė
veprimtarive sportive marrim pėrvec dietės, edhe njė shtesė prej 400
(katėrqind) lekėsh nė ditė.
9. Artistėt e instuticioneve kulturoro-artistike, kur shkojnė me
shėrbim pėr dhėnie shfaqjesh, jashtė rrethit, pėrfitojnė dietė nė
masėn e pėrcaktuar nė pikėn 1 tė kėtij vendimi.
Pėr veprimtaritė kulturore me sistem grumbullimi, pėr konkurim,
olimpiade, festival filmash dhe teatro profesioniste, masa e dietės
tė jetė 2 000 ( dy mijė) lekė nė ditė, pėr rastet kur u takon dietė,
sipas pikės 1 tė kėtij vendimi.
10. Prefektėt e qarkut qė kryejnė funksione larg vendbanimit e tyre,
pėr sa kohė qė nuk u janė siguruar kushtet pėr tė marrė familjen me
banim pranė vendit tė punės, pėrfitojnė dietė dhe u paguhen
shpenzimet e fjetjes sipas pikės 1 tė kėtij vendimi.
11. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi tė
pėrballohen nga buxhetet e institucioneve pėrkatėse, tė miratuara
pėr vitin 2001.
12. Vendimi nr.549, datė 7.11.1994, i Kėshillit tė Ministrave, "Pėr
dietat e nėnpunėsve qė dėrgohen me shėrbim jashtė vendbanimit tė
tyre", si dhe vendimi nr.320, datė 23.5.1998 i Kėshillit tė
Ministrave, "Pėr disa ndryshime nė vendimin nr.549, datė 7.11.1994,
tė Kėshillit tė Ministrave, "Pėr dietat e nėnpunėsve qė dergohen me
shėrbim jashtė vendbanimit tė tyre", si dhe ēdo vendim apo akt
tjeter, qe bie ne kundėrshtim me kėtė vendim shfuqizohen.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
ILIR META
|
|
| |
|
|
|