Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
 
Nr. 357, datė 18.07.2002
 
PĖR DHĖNIEN E STATUSIT "SPITAL UNIVERSITAR", SPITALIT USHTARAK QENDROR
 
Nė mbėshtetje tė pikės 2, tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė ligjit nr.3766, datė 17.2.1993, "Pėr shėrbimin shėndetėsor dhe dhėnien falas tė ndihmės mjekėsore tė shtetit", tė nenit 13, tė ligjit nr.8461, datė 25.2.1999, "Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė", dhe tė ligjit nr.8718, datė 29.7.1998, "Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė", me propozimin e ministrit tė Mbrojtjes, Kėshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Spitalit Ushtarak Qendror i jepet statusi "Spital Universitar" dhe emėrtohet "Spitali Ushtarak Qendror Universitar" (SUQU).
2. Spitali Ushtarak Qendror Universitar funksionon me kėtė strukturė organizative:
a) Spitali Ushtarak (SU);
b) Instituti i Kėrkimeve Mjekėsore Ushtarake (IKMU); c) Qendra Kombėtare e Traumatologjisė (QKT).
3.Drejtori i Pėrgjithshėm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, ėshtė mjek ushtarak dhe emėrohet e lirohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit tė Mbrojtjes.
4. Buxheti i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar pėrcaktohet zė mė vete nė buxhetin e Ministrisė sė Mbrojtjes.
5. Kėshilli i Ministrave miraton rregulloren e brendshme tė organizimit dhe funksionimit tė Spitalit Ushtarak Qmdror Universitar.
6. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr zbatimin e kėtij vendimi.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".
 
 
KRYEMINISTRI
 
PANDELI MAJKO
 

 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara