Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
 
Nr. 711, datė 27.12. 2001
 
PER STRUKTURAT DHE NIVELET E PAGAVE TE NEPUNESVE CIVILE NE INSTITUCIONET E ADMINISTRATES QENDRORE, ADMINISTRATES SE PRESIDENTIT DHE KUVENDIT DHE DISA
SHTESA E NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.726, DATE 21.12.2000, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, "PER PAGAT E PUNONJESVE TE INSTITUCIONEVE BUXHETORE", NDRYSHUAR ME VENDIMET NR.39, DATE 26.1.2001, NR.158, DATE 22.3.2001, NR.167, DATE 30.3.2001, NR.174, DATE 30.3.2001, NR.197, DATE 6.4.2001, NR.358, DATE 31.5.2001 DHE NR.424, DATE 11.6.2001, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE
 
 
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 18 e 29, te ligjit nr.8549, datė 11.11.1999, "Statusi i nepunėsit civil", dhe tė neneve 2 dhe 6, tė ligjit nr.8487, datė 13.5.1999, "Pėr kompetencat pėr caktimin e pagave tė punės", me propozimin e Kryeministrit dhe tė Ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Struktura e pagave dhe nivelet pėr nėpunesit civil nė institucionet e administrates qendrore, administrates sė Presidentit dhe Kuvendit, jane sipas lidhjes nr. 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.
 
2. Paga e grupit (kolona 2) e lidhjes I- Diplomė e shkollės sė lartė ėshtė 9 000 (nėntė mijė) lekė.
 
3. Shtesa pėr vjetėrsi pune (kolona 3), jepet nė masėn 2 pėr qind pas cdo viti pune, deri ne 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagėn e grupit.
 
4. Shtesa pėr kualifikim (kolona 4) ėshtė 0.
 
5. Shtesa per pozicion eshtė sipas kolonės 5, tė lidhjes nr. 1.
 
6. Kategorizimi (kolona 1) brenda cdo klase bėhet nė pėrputhje me lidhjen nr.2, e cila i bashkėlidhet ketij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.
 
7. Nė vendimin nr. 726, datė 21.12.2000, tė Kėshillit tė Ministrave, "Pėr pagat e punonjesve tė institucioneve buxhetore", ndryshuar me vendimet nr.39, date 26.1.2001, nr.158, datė 22.3.2001, nr.167, date 30.3.2001, nr.174, datė 30.3.2001, nr.197, datė 6.4.2001, nr.358, datė 31.5.2001 dhe nr.424, datė 11.6.2001, tė Kėshillit tė Ministrave, bėhen keto ndryshime:
 
a) Nivelet e pagave ekzistuese per emėrtesat e mėposhtme, nė tė gjithė vendimin nr.726 shfuqizohen dhe pėrcaktohen sipas niveleve, si vijon:
 
- Drejtor i Kabinetit tė Kryeministrit barazohet nė pagė me nėpunėsin civil tė kategorise I-a;
 
- Kėshilltari i Kryeministrit, Zėdhėnėsi i Kryeministrit dhe Drejtori i Kabinetit tė Zėvendėskryeministrit barazohen nė pagė me Zėvendėsministrin, sipas shkronjes "b", mė poshtė.
 
- Ndihmėsi i Kryeministrit dhe Kėshilltari i Zėvendėskryeministrit barazohen nė pagė me nėpunėsin civil tė kategorisė I-b;
 
- Ndihmisi i Zėvendėskryeministrit dhe Shefi i Kabinetit tė Ministrit barazohen nė pagė me nėpunėsin civil tė kategorisė N-a;
 
- Kėshilltari i Ministrit dhe Zedhenesi barazohen nė pagė me nėpunėsin civil te kategorise N-b.
 
b) Nė lidhjen 1, "Renditja e funksioneve sipas klasifikimit", nivelet e pagave pėr emėrtesat e mėposhtme ndryshohen si mė poshtė vijon:
 
Presidenti 220 000 lekė
Kryeministri, Kryetari i Kuvendit 195 000 leke
Zėvendėskryeministri, Nėnkryetari i Kuvendit160 000 leke
Ministri 150 000 leke
Deputeti 135 000 leke
Zėvendėsministri 117 000 leke
Sekretar i Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit te
Kuvendit, zėvendėskryeministrit, nėnkryetarit tė
Kuvendit M-b
Sekretar i Ministrit, sekretar IV-a
 
c) Ndryshimet e mėsipėrme pasqyrohen nė lidhjet perkatėse tė pagave tė
Presidencės, tė Kuvendit dhe tė ministrive.
 
 Kėto nivele pagash zbatohen dhe pėr funksionet ekuivalente tė administratės sė Presidentit dhe tė Kuvendit.
 
 8. Zbatimi i niveleve tė pagave pėr tė gjitha kategoritė e pėrcaktuara nga ky vendim do tė bėhet pas pėrfundimit te kategorizimit tė pozicioneve. Kategorizimi te pėrfundojė 60 ditė pas hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi
 
 9. Deri nė perfundim tė kategorizimit, nėpunėsit civilė tė institucioneve tė administratės qendrore, tė administratės sė Presidentit dhe Kuvendit, tė paguhen sipas niveleve tė kategorive minimale tė pagave tė klasės pėrkatėse.
 
 10.Punonjėsit, tė cilėt nė ēastin e hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi kanė nivele pagash mė tė lartė se niveli i pėrcaktuar nė pikėn 9 tė kėtij vendimi, tė vazhdojnė tė paguhen sipas niveleve ekzistuese tė pagave.
 
 11.a) Deri nė pėrfundimin e kategorizimit, shefi i sektorit qė ka nė varėsi njė specialist paguhet sipas kategorisė M-b.
 
Drejtori i drejtorisė qė nuk ka sektorė nė varesi paguhet sipas kategorisė M-a,
Drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme qė ka nė varėsi njė drejtori paguhet sipas kategorisė N-b.
 
 b) Punonjėsit e shkronjės "a", mė sipėr, nuk pėrfitojnė nga parashikimi i
pikės 10 tė kėtij vendimi.
 
 12. Struktura dhe nivelet e pagave sipas pikave 1-5 tė kėtij vendimi, zbatohen edhe pėr funksionet ekuivalente tė administratės sė Presidentit dhe tė Kuvendit.
 
 13. Tė gjitha dispozitat nė kundėrshtim me kėtė vendim shfuqizohen.
 
 Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet
 financiare prej 1 janarit 2002.
 
 
KRYEMINISTRI
 
ILIR META
 
 
 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara