Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
Nr. 85, datė 13 .2 . 2003
 
PĖR LIDHJEN E KONTRATAVE, NDĖRMJET INSTITUTIT TĖ SIGURIMEVE TĖ KUJDESIT SHĖNDETĖSOR DHE FARMACIVE E DEPOVE TĖ BARNAVE
 
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 26 e 36, tė ligjit nr.7870, datė 13.10.1994, "Pėr sigurimet shėndetėsore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, pėr mbulimin e njė pjese tė ēmimit tė barnave, lidh kontratė me depot e barnave dhe me farmacitė e rrjetit tė hapur, qė shprehin interes pėr t'u pėrfshirė nė skemėn e sigurimeve shėndetėsore.
2. Kėshilli administrativ i ISKSH-sė pėrcakton kriteret, qė duhet tė pėrmbushin depot e barnave dhe farmacitė tė rrjetit tė hapur, pėr tė kontraktuar me kėtė institut.
3. Kėshilli administrativ i ISKSH-sė miraton kontratėn tip pėr farmacitė dhe depot e barnave dhe afatet kohore tė lidhjes sė tyre.
4. Tė gjitha farmacitė, qė kanė kontratė me ISKSH-nė, janė tė detyruara tė tregtojnė barna vetėm me recetė tė mjekut, me pėrjashtim tė barnave qė tregtohen pa recetė, sipas listės sė miratuar nga ministri i Shėndetėsisė.
5. Tė gjitha farmacitė, qė kanė kontratė me ISKSH-nė, janė tė detyruara tė tėrheqin barnat e rimbursueshme tė listės, vetėm nė depot e barnave, qė kanė kontratė me kėtė institut.
6. Depot e barnave, qė kanė kontratė me ISKSH-nė, duhet tė zbatojnė ēmimet e depos pėr barnat e listės.
7. Dokumentacioni pėr qarkullimin e barnave nga depot tė mbahet sipas formateve tė miratuara nga ministri i Financave dhe ministri i Shėndetėsisė.
8. ISKSH ja pajis mjekėt me receta, me rimbursim dhe pa rimbursim, si dhe pėrcakton rregullat pėr administrimin e tyre.
9. Ngarkohen Ministria e Shėndetėsisė dhe ISKSH ja pėr zbatimin e kėtij vendimi.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
FATOS NANO

 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara