Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
Nr. 86. datė i3.2. 2003
 
PĖR LIBREZĖN E SHĖNDETIT
 
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 26 e 36, tė ligjit nr.7870, datė 13.10.1994, "Pėr sigurimet shėndetėsore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Libreza e shėndetit ėshtė dokumenti qė vėrteton se mbajtėsi i saj ėshtė person i siguruar, sipas ligjit nr.7870, datė 13.10.1994, "Pėr sigurimet shėndetėsore nė Republikėn e Shqipėrisė", i ndryshuar.
Libreza e shėndetit ėshtė personale dhe e patjetėrsueshme. Pėrdorimi i librezės nga persona tė tjerė nuk lejohet, me pėrjashtim tė rasteve tė pėrcaktuara me udhėzimin e veēantė tė Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor.
3. Forma dhe pėrmbajtja e librezės sė shėndetit pėrcaktohen nga Kėshilli Administrativ i Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor.
4. Tė siguruarit janė tė detyruar tė pranojnė, nė ēdo kohė, kontrollin nga specialistėt e Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor pėr tė gjitha shėrbimet e pėrfituara, qė mbulohen nga skema e sigurimeve shėndetėsore.
5. Kontrolli i specialistėve pėrfshin verifikimin e librezės sė shėndetit e tė riekzaminimeve mjekėsore, nėse ėshtė i nevojshėm.
6. Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor harton udhėzimin pėr pajisjen e tė siguruarve me libreza shėndeti dhe pėr plotėsimin e pėrdorimin e tyre.
7. Ngarkohen Ministria e Shėndetėsisė dhe Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor pėr zbatimin e kėtij vendimi.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".
 
KRYEMINISTRI
 
FATOS NANO
 
 
 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara