Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
Nr.87, datė 13. 2. 2003
 
PĖR IDENTI FIKIMIN DHE DETYRIMET E PERSONAVE, QĖ MARRIN SHĖRBIM SHĖNDETĖSOR NĖ REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ
 
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 26 e 36, tė ligjit nr.7870, datė 13.10.1994, "Pėr sigurimet shėndetėsore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Personat, tė siguruar ose jo, qė kėrkojnė tė marrin shėrbim shėndetėsor nė institucionet shėndetėsore tė shėrbimit parėsor, nė shėrbimin shėndetėsor dytėsor, tretėsor dhe nė farmacitė e rrjetit tė hapur, janė tė detyruar tė paragesin, sipas rastit, dokumentacionin si mė poshtė vijon:
Librezėn e shėndetit; Rekomandimin e mjekut tė familjes; Rekomandimin e mjekut specialist; Mandatpagesėn pėr vizitėn ambulatore pa rekomandim; Mandatpagesėn pėr vizitėn te mjeku pa qenė i siguruar.
2. Tė siguruar quhen personat qė paguajnė kontributin e sigurimeve shėndetėsore, si dhe personat pėr tė cilėt shteti paguan kontribute, sipas nenit 8, tė ligjit nr 7870, datė 13.10.1994, "Pėr sigurimet shėndetėsore nė Republikėn e Shqipėrisė" .
3. Tė gjithė personat, qė nuk janė tė siguruar sipas pikės 2 tė kėtij vendimi ose kur janė tė siguruar, por nuk paragesin dokumentacionin sipas pikės 1, marrin shėrbim shėndetėsor duke paguar tarifat e miratuara nė sistemin shėndetėsor ose ēmimin e plotė tė barnave.
4. Institucionet shėndetėsore janė tė detyruara, tė pranojnė sipas pikės I, kontrollin e Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor pėr zbatimin e kėtij vendimi.
5. Ngarkohet ministri i Shėndetėsisė, qė, nė mbėshtetje tė propozimit tė Kėshillit Administrativ tė Institutit tė Shėrbimit Shėndetėsor, tė nxjerrė udhėzimin nė zbatim tė kėtij vendimi.
6. Ngarkohen Ministria e Shėndetėsisė dhe ISKSh ja pėr zbatimin e kėtij vendimi.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
FATOS NANO
 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara