Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 13, pika 1, dhe
19, pika1, tė ligjit nr.7893, datė 22.12.1994, "Pėr zhvillimin e
shkencės dhe teknologjisė", dhe tė nenit 6, tė ligjit nr.8678, datė
14.5.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Ministrisė sė
Drejtėsisė", me propozimin e ministrit tė Drejtėsisė, Kėshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1. Krijimin e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, sipas strukturave dhe
organizimit ekzistues tė Shėrbimit tė Ekspertimit Mjekoligjor.
2. Instituti i Mjekėsisė Ligjore ėshtė institucion qendror,
buxhetor, nė varėsi tė ministrit tė Drejtėsisė.
3. Drejtimet e pėrgjithshme tė veprimtarisė tė kėtij instituti janė:
a) Veprimtaria kėrkimore-shkencore pėr zbulimin dhe zbatimin e
metodave bashkėkohore nė fushėn e mjekėsisė ligjore;
b) Organizimi dhe drejtimi i veprimtarisė sė shėrbimeve tė
ekspertimit mjekoligjor nė Republikėn e Shqipėrisė;
c) Kryerja e ekspertimeve mjekoligjore, patologjike, toksikologjike,
biologjike dhe psikiatrike, si dhe e veprimeve tė tjera, sipas
rasteve dhe procedurave tė parashikuara nė Kodin e Procedurės
Civile, Kodin e Procedurės Penale dhe nė ligje tė veēanta;
ē) Bashkėrendimi i veprimtarisė sė kėtij instituti me institucionet
shėndetėsore, pėr parandalimin e veprave penale, qė rrezikojnė jetėn
dhe shėndetin e pacientėve; .
d) Pėrgatitja dhe kualifikimi i vazhdueshėm shkencor i specialistėve
tė mjekėsisė ligjore.
4. Instituti i Mjekėsisė Ligjore, sipas ligjit, kryen ekspertime
mjekoligjore, me kėrkesėn e palėve nė procesin civil, tė subjekteve
tė procedimit penal dhe tė personave tė tjerė juridikė, kundrejt
pagesės sė shpenzimeve dhe tė tarifave pėrkatėse.
5. Tarifat pėr veprimet dhe shėrbimet, qė ofron Instituti i
Mjekėsisė Ligjore, masa dhe mėnyra e llogaritjes sė kėtyre
shpenzimeve, caktohen me urdhėr tė pėrbashkėt tė ministrit tė
Drejtėsisė dhe tė ministrit tė Financave.
6. Vendimi nr.343, datė 5.6.1998, i Kėshillit tė Ministrave, "Pėr
kalimin nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė tė Shėrbimit tė
Ekspertimit Mjekoligjor", shfuqizohet.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".