Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  KODI I ETIKES DHE DEONTOLOGJISE MJEKESORE
 
KREU I
 
PARIMET KRYESORE
 
 
Neni 1
Percaktimi
 
Deontologjia mjekesore eshte nje bashkesi principesh dhe rregullash qe mjeku duhet t’i respektoje gjate ushtrimit te profesionit. Sjellja e mjekut qofte edhe jashte kohes se ushtrimit te profesionit duhet te jete shembullore ne perputhje me dinjitetin qe kerkon ky profesion.
Mjeket jane te detyruar te njohin principet dhe rregullat qe permbahen ne kete kod.
 
Neni 2
Njohja e urdhrit te mjekeve
 
Mjeku duhet te njohe Urdhrin e Mjekeve si nje ent publik i cili perfaqeson interesat e perbashketa te profesioneve mjekesore dhe rregullon marredheniet midis tyre ne funksion te publikut.
 
Neni 3
Njohja e kodit deontologjik dhe betimi i mjekut
 
Çdo mjek kur rregjistrohet ne Urdhrin e Mjekeve duhet te kete njohuri te plota te Kodit Deontologjik dhe njekohesisht ben betimin me goje ose e jep me shkrim duke u zotuar se do ta respektoje ate me perpikmeri.
 
Neni 4
Detyrat dhe misioni i mjekut
 
Detyra themelore eshte mbrojtja e jetes dhe e shendetit fizik e psikik te njeriut dhe lehtesimi i vuajtjeve. Ne misionin e tij human per mbrojtjen e shendetit, zbulimin dhe mjekimin e semundjeve, mjeku bazohet ne shkence dhe ne ndergjegjen e tij.
 
Neni 5
Ndihma mjekesore
 
Mjeku duhet te ofroje ndihme mjekesore te njejte per te gjithe pa dallim moshe, seksi, race, kombesie, feje, pikpamje politike, gjendje ekonomike, pozite shoqerore etj, duke respektuar ne te njeten kohe te drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo individi. Ne rast lufte apo katastrofash ai duhet te angazhohet menjehere per te ofruar ndihmen e tij duke u vene ne dispozicion te autoriteteve kompetente.
 
Neni 6
Respektimi i tradites
 
Mjeku duhet te beje gjithçka qe ka ne dore per te respektuar dhe mbrojtur traditat me te vyera te profesionit mjekesor duke praktikuar vazhdimisht nje standard te larte profesional dhe miresjellje etike te pershtatshme ndaj te semurit, familjareve dhe ndaj çdo personi tjeter qe i keron ndihme.
 
Neni 7
Kufizimet e aktivitetit profesional
 
Mjeku ne asnje rast nuk duhet te abuzoje me kushtet qe i krijon profesioni. Mjeku nuk duhet te perdore postin per qellime perfitimi personal dhe profesional.
 
Neni 8
Ndihma ne raste urgjente
 
Mjeku pavaresisht nga specialiteti qe ka nuk duhet te refuzoje per te nderhyre ne çdo vend e rrethane per te dhene ndihme urgjente per çdo njeri qe ka nevoje duke kerkuar dhe asistencen e specializuar.
 
Neni 9
Marredheniet me koleget dhe personelin
 
Gjate punes se tij mjeku duhet te beje kujdes per te ruajtur emrin e mire te profesionit mjekesor dhe te kete marredhenie korrekte me koleget dhe personelin tjeter mjekesor.
 
Neni 10
Perdorimi i njohurive
 
Mjeku duhet te perdore njohurite dhe aftesite e tij duke u bazuar ne pavaresine profesionale, lirine e veprimit dhe pergjegjshmerine personale.
 
Neni 11
 
Mjeku ka per detyre azhornimin me te rejat e shkences, pjesemarrjen ne aktivitete kualifikuese per ngritjen e tij profesionale. Ajo duhet te beje vleresimin e drejte te gjendjes se pacientit duke u bazuar ne anamneze, shenja klinike dhe ekzaminimet e duhura. Ne rast nevoje dhe kur eshte e mundshme duhet te konsultohet me specialistet jashte ose brenda specialitetit te tij dhe te zbatoje urdhrat e konsultes. Ai duhet te ndihmoje publikun per te kuptuar çeshtjet shendetesore dhe te kontribuoje ne edukimin dhe trajnimin e mjekeve te tjere.
 
 
K R E U II
 
DETYRAT E MJEKUT NDAJ TE SEMURIT
 
Neni 12
Marredheniet me te semurin.
 
Mjeku duhet te kujdeset per ruajtjen e mireqenies se te semurit dhe te interesave shendetesore te tij. Marrdheniet zgjedhja e lire e mjekut dhe institucionit te mjekimit nga i semuri perben parimin themelor te ketyre marredhnieve.
 
Neni 13
Kompetenca profesionale.
 
Mjeku duhet t’i garantoje te semurit perkushtim dhe kompetence profesionale. Ai duhet te perballoje problemet diagnostike e mjekuese, duke i dedikuar te semurit kohen e nevojshme.
Ai duhet te kryeje punen e tij pa mangesi profesionale dhe etike, pa abuzuar mbi te semurin nga ana fizike, emocionale ose materiale. Shkeljet ne kete drejtim, sipas shkalles dhe rendesise denohen sipas dispozitave dhe ligjit nr. 6815 date 1.6.2000 dhe Statuti i Urdhrit te Mjekeve.
Neni 14
Miratimi i trajtimit nga i semuri
 
Mjeku duhet te respektoje te drejten e te semurit qe me vullnet te lire te pranoje ose te refuzoje trajtimin dhe llojin e ndihmes mjekesore te rekomanduar. Neqoftese i semuri eshte i paafte te jape pelqimin dhe perfaqesuesi i tij nuk eshte i pranishem ne situata mjekesore urgjente mjeku vepron nen pergjegjesine e tij ne te miren me te mundshme per te semurin.
 
Neni 15
Detyrat ndaj femijeve, pleqve dhe handikapateve
 
Ne ushtrimin e profesionit te tij mjeku duhet te angazhohet ne kujdesin per femijet , pleqte dhe handikapatet, sidomos kur verren se ambienti familjar ose jashte familjar ku ata jetojne nuk kujdesen ne menyre te mjaftueshme per shendetin e tyre. Mjeku qe thirret per te trajtuar nje femije ose te mitur duhet te perpiqet te marre pelqimin e prinderve, te te afermeve apo te perfaqesuesve te tij ligjore. Behet perjashtim kur rasti eshte urgjent dhe mjeku nuk e ka te mundur te komunikoje me ta. Ne rast dyshimi per abuzim ose keqtrajtim te femijes, mjeku eshte i detyruar te lajmeroje organet perkatese te njohura me ligj.
 
Neni 16
Informimi i te semurit
 
Mjeku duhet te informoje te semurin per ecurimin e ekzaminimeve dhe te llojit te mjekimit, te jape parashikime duke i bere te ditur te semurit te mirat dhe te keqijat, per te marre se bashku vendimin me te drejte te trajtimit me te mire.
Ne rast se i semuri eshte nen moshe per te gjykuar ne menyre te pavarur ose i paafte menderisht mjeku eshte i detyruar te marre vendimin e familjes ose kujdestarit dhe kur kjo eshte e pamundur te veprohet nen pergjegjesine e konsultes mjekesore.
 
Neni 17
E drejta te semurit te informohet per rezultatet
 
I semuri ka te drejte te dije te verteten mbi semundjen e tij dhe te njihet me te gjitha rezultatet e analizave dhe dokumentat e tjera mjekesore. Megjithate nese mjeku e gjykon qe kjo venie ne dijeni demton shendetin e te semurit atehere ai nuk eshte i detyruar ta informoje ate per te verteten apo t’i tregoje dokumentacionin mjekesor.
 
Neni 18
Informimi i familjareve
 
Eshte detyre morale e mjekut te tregoje mirekuptim dhe bashkeshqetesim me familjaret e te semurit dhe t’i mbaje ata ne dijeni per ecurine e gjendjes se te semurit. Ky bashkepunim eshte ne te miren e te semurit.
 
Neni 19
Procedura diagnostikuese e mjekuese.
 
Mjeku duhet te propozoje dhe kryeje ndaj te semurit vetem ato proçedura diagnostike qe jane te nevojshme per diagnozen me te besueshme dhe vetem ate mjekim qe eshte ne pajtim me standarde te provuara te shkences mjekesore bashkekohore.
Ne mjekimin e te semurit mjeku duhet te jete  sa me racional ne shpenzimet ekonomike ne perputhje me praktiken e zakonshme mjekesore.
Procedurat ekzaminuese e mjekuese te panevojshme jane te palejueshme pavaresisht se kush do t’i mbuloje shpenzimet e kurimit te te semurit.
 
Neni 20
Mosperzierja ne çeshtjet familjare
 
Mjeku nuk duhet te perzihet me probleme personale ose familjare te te semurit dhe as te perpiqet per te ndikuar tek ai me perjashtim kur kjo kerkohet nga lloji i trajtimit mjekesor.
 
Neni 21
Ruajtja e sekretit.
 
Te dhenat qe mjeku meson gjate kryerjes se detyres konsiderohen si te fshehta mjekesore. Me deshiren e te semurit mjeku eshte i detyruar te mbaje te fshehten edhe ndaj familjareve e personave te tjere madje eshe pas vdekjes se te semurit, me perjashtim te rasteve kur ajo perben rrezik per shendetin dhe jeten e te tjereve.
 
Neni 22
Zbulimi i sekretit.
 
Mjeku ka te drejte te zbuloje te fshehtat mjekesore te te semurit ne rastet kur fshehja e tyre rrezikon jeten e te semurit ose kur kerkohet nga nje organ i njohur me ligj.
Kur mjeku i perdor te dhenat mjekesore rreth nje te semuri per t’i publikuar ato ai eshte i detyruar qe identiteti i te semurit te mos zbulohet.
 
 
Neni 23
Perfitimi i te drejtave.
 
Mjeku duhet te perpiqet qe i semuri i tij te perfitoje te gjitha te drejtat shoqerore ose materiale qe i takojne me ligj.
Çdo abuzim, mashtrim ose fallsifikim i dokumentave mjekesore denohet sipas ligjit.
 
Neni 24
Vazhdimesia e mjekimit
 
Kur mjeku do te mungoje per nje periudhe te caktuar ai eshte i detyruar te siguroje vazhdimesine e trajtimit mjekesor per te semurin e tij duke ia percjelle ate nje mjeku tjeter.
Kur mjeku e gjykon se kushtet per nje trajtim siç duhet te gjendjes se te semurit dalin jashte aftesive dhe njohurive profesionale te tij atehere duhet te marre masat qe i semuri te kaloje per kurim tek nje mjek tjeter i afte per te marre persiper kete trajtim. Rekomandimi per kolegun ose per koleget duhet te jete i ndershem , i justifikueshem dhe i dokumentuar.
 
Neni 25
Nderrimi i mjekut kurues.
 
Ne rast se i semuri i mireinformuar per semundjen dhe i afte te marre vendime te pavarura e humb besimin tek mjeku ky i fundit lejohet te heqe dore nga vazhdimi i kurimit dhe te rekomandoje trajtimin mjekesor tek nje mjek tjeter ose institucion mjekesor. Ky veprim kryhet edhe ne rastet kur i semuri ne menyre te ndergjegjshme sillet ne menyre te pahijshme, behet brutal dhe kercenues, me perjashtim kur per momentin gjendja e te semurit eshte rrezikuar nga semundja dhe mjeku eshte i detyruar ta ndihmoje.
 
Neni 26
Ndihma mjekesore per te denuarit
 
Mjeku qe thirret ose qe punon per nje institucion ku te pandehurit ose te denuarit vuajne masen e denimit duhet jo vetem te ofrojne ndihme mjekesore por edhe te mbrojne te drejtat e dinjitetin e te denuarit te semure dhe nese ai eshte denuar fizikisht ose psikologjikisht duhet te vere ne dijeni organet e njohura me ligj.
 
Neni 27
Mjekimi dhe ushqyerja e detyruar per te denuarin
 
Mjekimi dhe ushqimi i detyruar lejohet vetem ne rastet kur i denuari i semuri nuk eshte ndergjegjesisht i afte te vendose vete. Neqoftese nje i rritur menderisht i shendoshe refuzon ushqimin kjo duhet respektuar nga mjeku. Mjeku e ka te ndaluar kategorikisht te marre pjese ne dhunen ose torturat kunder te pandehurit.
 
Neni 28
Dokumentimi i veprimeve.
 
Te gjitha veprimet diagnostikuese e mjekuese qe mjeku kryen ndaj te semurit duhet te pershkruhen ( regjistrohen ) ne dokumenta perkatese mjekesore ( karkete klinikem regjistri i vizitave, receta, epikriza, raporte etj.) qe jane akte zyrtare, administrative, ligjore e shkencore.
Çdo abuzim, mashtrim ose fallsifikim i tyre eshte i denueshem me ligj.
 
Neni 29
 
Mjeku me kerkese te te semurit familjareve ose te organeve te njohura me ligj leshon ose firmos çertifikata, epikriza, vertetime e dokumenta te tjera vetem kur eshte i sigurte se ato jane te verteta. Keto dokumenta shkruhen ne gjuhen shqipe por sipas nevojes edhe ne gjuhe te huaj.
 
 
 
 
Neni 30
Ankesat e te semureve.
 
Neqoftese te semuret kane ankesa lidhur me kujdesin apo mjekimin atyre duhet t’u jepet nje pergjigje e menjehershme dhe e pershtatshme. Mjeku kurues ka pergjegjesi profesionale per t’u marre me nakesat ne menyre konstruktive dhe te ndershme. Ne rast se gjate mjekimit pacienti ka patur demtime serioze, pavaresisht nga arsyeja duhet t’i shpjegohet plotesisht se çfare ka ndodhur dhe mundesisht t’i kerkohet te falur atij, ose kur eshte nen 16 vjeç familjare te tij.
 
Neni 31
Lehtesimi i vuajtjeve te te semurit qe eshte duke vdekur.
 
Lehtesimi i vuajtjeve dhe dhimbjes eshte nje nga detyrat kryesore te mjekut. Kjo eshte veçanerisht e rendesishme gjate trajtimit te nje semuri qe eshte duke vdekur. Mjeku pavaresisht nga mjekimi duhet te perpiqet te ofroje perkujdesje shpirterore gjithmone duke respektuar deshirat dhe besimin fetar te te semurit. Ne te njejten kohe mjeku duhet te vere ne dijeni familjaret dhe miqte e te semurit mbi gjendjen e tij dhe te perpiqet te gjeje bashkepunimin e tyre ne lehtesimin e vuajtjeve te te semurit.
 
Neni 32
Mosshpejtimi i vdekjes.
 
Shpejtimi i perfundimit te jetes apo provokimi i vdekjes eshte ne kundershtim me etiken mejeksore. Nese i semuri eshte pa vetedije, pa shprese per te jetuar mjeku duhet te veproje sipas gjykimit te tij personal per me te miren ne perputhje me bindjen e tij profesionale dhe morale.
 
Neni 33
Vdekja e te semurit.
 
Kur vdes nje i semuri mjeku kurues duhet t’ju shpjegoje familjareve arsyet dhe rrethanat e vdekjes. Ata duhet te informohen me te gjitha hollesite.
 
 
 
 
K R E U III
 
MARREDHENIET MIDIS MJEKEVE NDAJ PROFESIONIT DHE INSTITUCIONEVE.
 
Neni 34
Respekti reciprok.
 
Marredheniet midis mjekeve duhet te bazohen ne principet e respektit reciprok. Mjeku duhet te sillet ndaj kolegeve te tij me ndershmeri ashtu si ai do te deshironte qe ata te silleshin ndaj tij. Mjeku nuk duhet te pergojoje koleget e tij dhe te beje qe pacienti te dyshoje per njohurite dhe aftesite e tyre.
 
Neni 35
Respekti ndaj mesuesve.
 
Mjeku duhet te tregoje respekt dhe miresjellje ndaj mesuesve te tij per dijenite, aftesite profesionale dhe mjeshtrine qe ka fituar nga ata.
 
Neni 36
Solidariteti ndaj kolegeve.
 
Neqoftese nje mjeku i kerkohet nje keshille ose ndihme profesionale nga nje koleg ai duhet te jete i gatshem t’i jape ato me sinqeritet dhe ne perputhje me njohurite me te mira. Ai duhet te jete solidar me kolege qe ju nenshtrohen akuzave te padrejta.
 
Neni 37
Qendrimi ndaj sjelljes jo korrekte te kolegeve.
 
Ne rast se mjeku vihet ne dijeni te nje sjellje te papergjegjshme te kolegut qe mund te kete lidhje me ndonje parregullsi etike ose mjekesore ai nuk duhet t’i diskutoje ato me pacientin, me familjaret ose koleget e tjere por t’i diskutoje me autoritetet perkatese te Urdhrit te Mjekeve.
  
 
Neni 38
Gabimet e bashkepunetoreve
 
Mjeku eshte i detyruar te vere ne dukje gabimet qe mund te behen nga bashkepunetoret ose personeli tjeter ndihmes duke i trajtuar ato me takt, pa cenuar dinjitetin e asnjerit dhe asnjehere perpara te semurit, familjareve apo miqve te tyre.
 
Neni 39
Raportet me mjekun kurues.
 
Mjeku mund te marre ne trajtim mjekesor nje te semure nga nje mjek tjeter, vetem me kerkesen e ketij mjeku, ose kur kerkohet nga vete pacienti. Ne kete rast duhet te informoje mjekun kurues per rekomandimet diagnostikuese e kuruese dhe vleresimin klinik qe ka bere.
 
Neni 40
Rritja e aftesive dhe autoritetit profesional.
 
Per te rritur autoritetin profesional eshte detyre e mjekut qe vazhdimisht te studjoje dhe te ndjeke zhvillimet me te reja te profesionit te tij ne menyre qe tju ofroje te semureve nje trajtim mjekesor te shkalles me te larte.
 
Neni 41
Reputacioni profesional dhe figura morale.
 
Mjeku duhet te ruaje reputacionin dhe pavaresine profesionale dhe te mos lejoje qe emri i tij te perdoret ne propaganeden tregtare per fitime personale. Ai duhet te menjanoje fitimin e pamerituar dhe fryerjen e fames se tij nga vetmburrjet. Mjeku duhet te ruaje te paster figuren morale duke qendruar larg aktiviteteve qe e zhvleftesojne personalitetin e tij ( alkooli, droga, veset e tjera te papjatueshme me moralin ).
  
 
K R E U IV
 
QENDRIMI I MJEKUT NDAJ RIPRODHIMIT HUMAN, EKSPERIMENTEVE KLINIKE E KERKIMEVE BIOMJEKESORE DHE TRANSPLANTIMEVE TE INDEVE E ORGANEVE.
 
Neni 42
Informacion mbi çeshtjet seksuale.
 
Ne planifikimin familjar mjeku kryesisht duhet te mbroje metodat edukative e natyrale dhe pastaj pas kesaj ato artificiale ne perputhje me njohurite mjekesore dhe pikepamjet morale. Ai eshte i detyruar te vere ne dijeni bashkeshortet lidhur me pasojat dhe demin e preparateve kontraceptive te veçante.
 
Neni 43
Kujdesi per shendetin seksual.
 
Mjeku duhet te kujdeset per shendetin seksual te te semurit duke nenkuptuar permiresimin e jetes dhe marredhenieve personale, keshillimin dhe ndihmen mjekesore per nje zhvillim te shendetshem seksual., kujdesin per riprodhimin dhe per semundjet seksualisht te transmetueshme.
 
Neni 44
Nderprerja e shtatzenise.
 
Mjekut i ndalohet te beje nderprerje te shtatzenise dhe te kryeje sterilizimeve perveç rasteve te parashikuara me akte ligjre dhe indikimeve mjekesore.
 
Neni 45
Aplikimi i metodave te riprodhimit te ndihmuar.
 
Ne trajtimin e pamundesise bashkeshortore per te lindur femije mjeku duhet te dije qe aplikimi i metodave te riprodhimit te ndihmuar , duke perfshire edhe fertilizimin invitro e ben te nevojshem te kuptuarit e njihurive baze te ketyre metodave nga te dy partneret. Eshte detyre e mjekut te njihet me zhvillimet etike te llojit e metodave ne pepruthje me konceptet e pranuara boterisht dhe te njohura me ligj. Abuzimi me embrionet humane per qellime kerkimore eshte jo etik, i papranueshem dhe i denueshem penalisht.
 
Neni 46
Pjesemarrja ne kerkime shkencore.
 
Mjeku qe merr persiper nje pune kerkimore me qellim parandalues, diagnostikues dhe mjekues duhet te paraqese planin e punes kerkimore perpara nje komisioni perkates kompetent e te pavarur per te vleresuar ne lidhje me perligjjen shkencore dhe pranueshmerine etike. Ai duhet te kujdesed te vere ne dijeni eprsonat e perfshire ne kerkim mbi objektin e punes kerkimore duke parashikuar te mirat dhe demet e mundshme qe duhet te kerkoje pelqimin e tyre. Neqoftese marrja e pelqimit eshte e pamundur nga gjendja e personit kjo mund te kerkohet edhe nga te afermit. Personit te perfshire ne kerkim duhet t’i behet e qarte e drejta qe ka ai per mundesine e nderprerjes se kerkimit. Nje mjekim i krahasuar me placebo mund te perdoret vetem atehere kur sipas te dhenave shkencore i semuri mund te perfitoje dhe efektet e demshme jane te perjashtuara me siguri.
 
Neni 47
Aplikimi i metodave te reja.
 
Apliklimi i metodave te reja diagnostikuese, mjekuese dhe parandaluese jane te lejuara vetem pas miratimit te projektit, shqyrtimit klinik nga nje komision i pavarur e kompetent. Adoptimi, kryerja dhe nxitja e metodave te pavertetuara ne menyre shkencore duke shkaktuar shpresa fallco tek te semuret dhe familjaret, perben nje dhunim te etikes mjekesore.
 
Neni 48
Raportimi i rezultateve
 
Rezultatet e arritura duhet te raportohen  nga mjeku kerkues ne peruthje me rregullat e raporteve shkencore gjate nje mbledhjeje specialistesh dhe vetem mbasi te jete marre mendimi profesional mund t’i behen te njohura publikut te gjere.  
 
Neni 49
Kerkimet per trashegimine
 
Kerkimet shkencore ne fushen e shendetit dhe te trazhegimise duke perdorur teknologjite perkatese ne materiale gjenetike te qenieve njerezore, jane te pranueshme per qellime diagnostike ( diagnoza prenatale, invitro ose inutero te semundjeve gjenetike pa demtuar embrionin ose nenen ), per qellime te industrise farmaceutike me interes klinik ( prodhimi i medikamenteve, hormoneve, vaksinave etj.) per qellime shkencore ne studimin e sekuencave te ADN-se, ne gjenomat njerezore per trajtimin e difekteve kromozomike.
 
Neni 50
Transplantimi i indeve dhe organeve nga te vdekurit
 
Ne rastin e vdekjes cerebrale te vertetuar profesionalisht ne menyre te sigurte brenda kuadrit ligjor te ligjit nr. 8193 date 6.2.1997 “mbi transplantin e organeve” mjeku mund te mbaje organe, pjese trupi ose inde te cilat mund te perdoren per kurimin e te semureve te tjere. Ne kete procedure nuk lejohet te marre pjese mjeku qe percakton vdekjen cerebrale.
 
Neni 51
Transplanti i indeve dhe organeve nga te gjallet.
 
Marrja e indeve ose organeve nga nje dhurues i gjalle i rritur dhe menderisht i afte kryehet vetem atehere kur ai jep pelqimin ne menyre te lirshme dhe me shkrim, mbasi me pare te jene bere te ditura pasojat e mundshme. Eshte e papranueshme marrja e nje organi kur nje veprim i tille rezikon jeten e dhuruesit.
 
KREU V
 
KUSHTET E USHTRIMIT TE PROFESIONIT
 
Neni 52
Sigurimi i mjedisit te punes
 
Ne ushtrimin e profesionit mjeku duhet te kete nje mjedis te pershtatshem dhe mjetet e nevojshme teknike .
Ne ushtrimin e profesionit privat mjeku duhet te kete vetem nje kabinet. Mbajtja e nje te dyti mund te behet vetem me autorizim te Keshillit Rajonal te Urdhrit te Mjekeve.
 
Neni 53
Shfrytezimi i funksioneve administrative.
 
Mjeku qe kryen funksione administrative eshte i zgjedhur ne detyra publike e ka te ndaluar te shfrytezoje postin per te rritur numrin e klienteles dhe per perfitime te tjera.
 
Neni 54
Pranimi i dhuratave dhe financimeve
 
Mjeku nuk duhet te pranoje dhurata materiale apo borxhe nga kompani , firma apo persona qe tregtojne medikamente dhe materiale te tjera. Perjashtohen financimet per konferenca, seminare e kongrese ku qellimi eshte per kualifikim profesional.
 
Neni 55
Atestimi
 
Ne flete-recetat dhe dokumentat qe leshon mjeku i lejohet te shkruaje
 
- Emer, mbiemer, adrese, nr. telefoni dhe oren e konsultave.
- Kualifikimi dhe specializimi,
- Titujt dhe funksionet e njohura nga Urdhri i Mjekeve.
- Titujt honorifike te njohura nga Republika e Shqiperise.
 
Neni 56
Permbajtja e pllakes se kabinetit.
 
Ne tabelen qe vendoset ne hyrje te kabinetit mjeku shkruan emrin, mbiemrin, titujt e specializimet e njohura dhe orarin e konsultave.
Kur mjeku eshte titullar i nje diplome te huaj atehere duhet te specifikohet vendi dhe universiteti qe ka leshuar diplomen ose çertifikaten qe e autorizon te ushtroje kete profesion.  
 
Neni 57
Kontrata e punes
 
Ushtrimi i mjekesise ne çdo forme qofte prane nje institucioni privat ose publik behet me kontrate me shkrim kur percaktohen detyrimet perkatese te paleve. Çdo projekt kontrate i komunikohet Urdhrit te Mjekeve i cili mund te beje verejtje brenda nje muaji.
 
Neni 58
Punesimi i kolegeve
 
Mjeku qe ka hapur nje kabinet i lejohet te punesoje per llogari te tij mjeke te tjere sipas rregullave te licensimit.
 
Neni 59
Honoraret
 
Pagesa e honorareve kryhet ose drejtperdrejt nga i semuri ose nga nje administrate apo nje organizem i caktuar. Mjeku duhet te jape shpjegime mbi honoraret ose koston e trajtimit. Ndalohet parapagimi i te gjithe trajtimit qe mund te shkoje ne disa seanca. Kur per nje ekzaminim ose trajtim kontribuojne disa mjeke honoraret duhet te jene te veçanta e personale.
 
Neni 60
Bashkimi i mjekeve.
 
Çdo bashkim ose grupim mjekesh duhet te behet ne baze te nje kontrate te shkruar qe respekton pavaresine e secilit.
Kontratat miratohen nga Keshilli Rajonal i Urdhrit te Mjekeve.
Çdo marreveshje ose kontrate grupimi, me qellim profesional midis mjekeve nga njera ane dhe punonjesve te tjere si infermiere, kimiste etj. i dergohet Keshillit Rajonal te Urdhrit te Mjekeve i cili duhet te shqyrtohet nga Keshilli Rajonal brenda nje muaji.
 
Neni 61
E drejta per greve
Mjeku ka te drejte kushtetuese per greve. Por, mjeku, duke vepruar sipas shkences dhe ndergjegjes, ka per detyre te garantoje sherbimin e ndihmes urgjente dhe te domosdoshme per te semuret.
K R E U VI
 
DISPOZITA PERFUNDIMTARE
 
Neni 62
Respektimi i Kodit
 
Eshte detyre e te gjithe mjekevete regjistruar ne Urdherin e Mjekeve te respektojne nenet e ketij Kodi.
 
Neni 63
Masat disiplinore
 
Mosnjohja e neneve te ketij Kodi nuk e perjashton mjekun nga pergjegjesia qe vjen nga moszbatimi i detyrave etike e deontologjike te pershtatura ne kete kod. Masa disiplinore qe rrjedhin nga moszbatimi i ketij kodi percaktohen sipas rregullores per komisionet disiplinore te Urdhrit te Mjekeve.
 
Neni 64
Njoftimi i Urdhrit te Mjekeve per shkelje
 
Anetaret e Urdhrit te Mjekeve kane te drejte dhe detyre te njoftojne organet perkatese te urdhrit te Mjekeve per te gjitha shkeljet e ketij Kodi.
 
Neni 65
Shfuqizimi i Kodit te vjeter
 
Kodi Deontologjik i miratuar nga Ministria e Shendetesise ne vitin 1994 dhe i botuar ne vitin 1995 shfuqizohet.
 
Neni 66
 
Ky kod hyn ne fuqi menjehere.
 
 
 
Miratuar nga keshilli Kombetar me vendimin nr. 10 date 29.03.2002.
 

Nr             Emri                         Pozicioni                   Rethi                Trainimi

 1.         Kostandin Kerri            Drejtor DSHP              Fier                  Vlore

2.         Rakip Gjoni                  Drejtor DKP                Fier                  Vlore

3.         Andrea Dollaku            Drejtor Spitali               Fier                  Vlore

4.         Lutfi Nanaj                   N/Drejtor DKP              Fier                  Vlore

5.         Lindita Xhaferi N/Drejtor Spitali                       Fier                  Vlore

6.         Matilda Ndreko            Juriste DSHP                Fier                  Vlore

7.         Mirela Komini              Ing. DSHP                   Fier                  Vlore 

8.         Stefan Mekshi              Drejtor DSHP              Sarande            Vlore

9.         Aleks Prifti                   Shef DKP                    Sarande            Vlore

10.       Arkad Lula                   Shef Spitali                   Sarande            Vlore

11.       Hasan Elmazi                N/Drejtor Ekonomik     Sarande            Vlore 

12.       Seit Lici                        Drejtor DSHP              Tepelene          Vlore

13.       Baram Pulashi               Shef DKP                    Tepelene          Vlore

14.       Gani Varti                     Shef Spitali                   Tepelene          Vlore

15.       Idajet Bega                   N/Drejtor Ekonomik     Tepelene          Vlore

16.       Avni Bega                    Shef Finance                 Tepelene          Vlore 

17.       Qemal Shehu                Drejtor DSHP              Mallakaster      Vlore

18.       Miranda Ciko               Shef Finance                 Mallakaster      Vlore

19.       Feti Pepa                      Shef Spitali                   Mallakaster      Vlore

20.       Zalo Muka                   N/Drejtor Ekonomik         Mallakaster      Vlore 

21.       Dervish Hoxha  Drejtor DSHP                             Berat                Vlore

22.       Neritan Kurteshi           Drejtor DKP                Berat                Vlore

23.       Vladimir Kumaraku      Drejtor Spitali               Berat                Vlore

24.       Fitim Brati                    N/Drejtor Ekonomik     Berat                Vlore

25.       Fatmir Capuni               N/Drejtor Teknik          Berat                Vlore

26.       Petraq Ceca                 N/Drejtor Teknik          Berat                Vlore

27.       Neritan Vito                 N/Drejtor Ekonomik       Berat                Vlore   

28.       Anisa Tereziu                Juriste                         Berat                Vlore 

29.       Eltar Deda                    Drejtor DSHP               Vlore                Vlore

30.       Krenar Malaj                Drejtor DKP                  Vlore                Vlore

31.       Marika Cakerri Drejtor Spitali                           Vlore                Vlore

32.       Ilir Muca                      N/Drejtor DKP              Vlore                Vlore

33.       Islam Islami                  N/Drejtor Spitali           Vlore                Vlore

34.       Luan Dauti                    N/Drejtor Spitali           Vlore                Vlore

35.       Gentian Zeino               Jurist                            Vlore                Vlore 

36.       Arqile Zhapa                Drejtor DSHP              Gjirokaster       Vlore

37.       Xhelo Brahimi               Drejtor DKP                Gjirokaster       Vlore

38.       Kosta Goga                  Drejtor Spitali               Gjirokaster       Vlore

39.       Aleko Tefa                   N/Drejtor Spitali           Gjirokaster       Vlore

40.       Doloresa Tafili             N/Drejtor Spitali            Gjirokaster       Vlore

41.       Eleni Xhai                     N/Drejtor DKP            Gjirokaster       Vlore

42.       Loreta Jorgji                 N/Drejtor DKP            Gjirokaster       Vlore

43.       Elona Muka                  Juriste                        Gjirokaster       Vlore 

44.       Nafize Duro                  Drejtor DSHP              Delvine              Vlore

45.       Ermelinda Bazajeti        Shef Personeli               Delvine            Vlore

46.       Spiro Doda                  Shef Materniteti            Delvine              Vlore

47.       Polikseni Braho            Shef spitali                    Delvine             Vlore 

48.       Kastriot Spahiu             Drejtor DSHP               Skrapar            Vlore

49.       Esat Pasha                    Shef Spitali                   Skrapar            Vlore

50.       Klaida Shkembi            Shef DKP                       Skrapar            Vlore 

51.       Sinan Agolli                  Drejtor DSHP                 Devoll              Korce

52.       Marie Ruka                  Shef Spitali                     Devoll              Korce

53.       Sefedin Muca               N/Drejtor Ekonomik         Devoll              Korce

54.       Vangjel Themollari        Drejtor DSHP                 Kolonje            Korce

55.       Piro Peco                     Shef DKP                       Kolonje            Korce

55.       Niko Bendo                 Shef Spitali                      Kolonje            Korce

56.       Bexhet Kambo          N/Drejtor Ekonomik            Kolonje            Korce 

57.       Vasfi Topciu                 Drejtor DSHP                 Pogradec          Korce

58.       Robert Pihoni               Shef DKP                       Pogradec          Korce

59.       Bexhet Lickollari           Shef Spitali                   Pogradec          Korce

60.       Piro Kalvani                 N/Drejtor ekonomik        Pogradec          Korce 

61.       Petrit Rexhepi               Drejtor DSHP               Permet             Korce

62.       Alma Hodo                  N/Dretor ekonomik        Permet             Korce

63.       Landi Stafi                    Shef Spitali                  Permet             Korce

64.       Belul Zyberi                  Shef DKP                     Permet             Korce 

65.       Ilia Pecani                     Drejtor DSHP               Korce              Korce

66.       Petrika Kondili                Drejtor DKP                 Korce              Korce

67.       Ahmet Hoxhallari          Drejtor Spitali                Korce              Korce

68.       Artan Losi                    N/Dret Ek Sp                Korce              Korce

69.       Engjell Gusho               N/Dret Tek Sp              Korce              Korce

70.       Ylli Qirinxhiu                 N/Dret DKP                 Korce              Korce

71.       Elvis Sadiku                  Jurist                          Korce              Korce 

72.       Hajrie Luka                  Drejtore DSHP            Librazhd           Korce

73.       Hamit Alliu                   N/Dret Ek                   Librazhd           Korce

74.       Shyqyri Zagolli             Shef DKP                  Librazhd           Korce

75.       Luan Meta                    Shef Spitali                 Librazhd           Korce

76.       Zamira Bejzade            Drejtore DSHP            Gramsh            Korce 

77.       Genti Cela                    N/Dret Ek                    Gramsh            Korce

78.       Pandeli Shtylla             Shef DKP                     Gramsh            Korce

79.       Olimbi Zaimi                 Shef Spitalor                 Gramsh            Korce 

80.       Pajtim Cela                   Drejtor DSHP              Elbasan            Durres 

81.       Desantila Tahiraj           Drejtor DKP                Elbasan            Durres

82.       Arben Kamani              Drejtor Spitali               Elbasan            Durres

83.       Arben Kurmaku           N/D Ek Sp Psikiatrik    Elbasan            Durres

84.       Raman Hoxha               N/D Tek Sp Psikiat      Elbasan            Durres

85.       Luan Duzha                  N/D Ek Spitali              Elbasan            Durres

86.       Ilmi Duhanxhiu             N/D Tek Spitali            Elbasan            Durres

87.       Agim Haka                   N/D Ek DKP               Elbasan            Durres

88.       Agim Vercani               N/D Tek DKP             Elbasan            Durres

89.       Ornela Taci                  Juriste                       Elbasan            Durres 

90.       Alfred Ajdini                 Drejtor DSHP              Kavaje             Durres

91.       Kujtim Veizi                 Shef DKP                    Kavaje             Durres

92.       Mehmet Demrori          Shef Spitali                   Kavaje             Durres 

93.       Bashkim Xhafa            Drejtor DSHP                Kruje               Durres

94.       Idriz Hima                    Shef DKP                    Kruje               Durres

95.       Mimoza Tali                 Shef Spitali                   Kruje               Durres

96.       Qemal Goga                 N/D Ekonomik             Kruje               Durres 

97.       Arqile Mjeshtri              Drejtor DSH               Kucove            Durres

98.       Gazmira Dode              N/D DKP                    Kucove            Durres

99.       Llukan Shkurti             Shef Spitali                 Kucove            Durres

100.     Andrea Stefa                N/D Tek DKP             Kucove            Durres 

101.     Dashamir Malkja          Drejtor DSHP              Peqin                Durres

102.     Stafil Sula                     N/D Ekonimik              Peqin                Durres

103.     Adriana Ceka               Shef DKP                    Peqin                Durres 

104.     Nadire Jani                   Drejtor DSHP              Durres              Durres

105.     Iliana Olldashi               Drejtor DKP                Durres              Durres

106.     Kristo Huta                  Drejtor Spitali               Durres              Durres

107.     Bujana Shabani            N/D Ek DKP                  Durres              Durres

108.     Haki Copani                 N/D Ek Spitali              Durres              Durres

109.     Gazmir Demiri             N/D Tek Spitali              Durres              Durres

110.     Adelina Hysa                Juriste DKP                  Durres              Durres

111.     Dalina Bucaj                 Juriste Spital                 Durres              Durres 

112.     Bujar Kuka                  Drejtor DSHP               Lushnje            Durres 

113.     Afrim Ceco                  Drejtor DKP                  Lushnje            Durres

114.     Sami Osmani                Drejtor Spitali               Lushnje            Durres

115.     Natasha Koci               N/D DKP                    Lushnje            Durres

116.     Leonora Bitri                N/D Ek Spital               Lushnje            Durres

117.     Anilda Gjoka                Juriste                           Lushnje            Durres 

118.     Frrok Gryka                 Drejtor DSHP               Lac                  Lezhe

119.     Sefedin Muca               N/D Ekonomik              Lac                  Lezhe

120.     Marie Ruka                  Shef Spitali                   Lac                  Lezhe 

121.     Gjovalin Bushi             Drejtor DSHP                Mirdite             Lezhe

122.     Gjovalin Ndoi               N/D Ekonomik               Mirdite             Lezhe

123.     Sander Kola                 Shef Spitali                   Mirdite             Lezhe

124.     Aleksander Doda         Shef DKP                      Mirdite             Lezhe 

125.     Hasan Ceni                   Drejtor DSHP              Burrel               Lezhe

126.     Fatmir Kurti                  N/D ekonomik             Burrel               Lezhe

127.     Arben Abazi                 Shef Spitali                   Burrel               Lezhe

128.     Gani Kosita                  Shef DKP                    Burrel               Lezhe 

129.     Perparim Cela              Drejtor DSHP              Shkoder           Lezhe

130.     Tahir Sadiku                 Drejtor DKP                Shkoder           Lezhe

131.     Astrit Beci                    Drejtor Spitali               Shkoder           Lezhe

132.     Lush Marku                  N/D Ek Spitali              Shkoder           Lezhe

133.     Elvira Hoxhaj                N/D Ek DKP               Shkoder           Lezhe

134.     Anton Gurakuqi            N/D Tek Spitali            Shkoder           Lezhe

135.     Alma Hoti                     Juriste                         Shkoder           Lezhe 

136.     Mustafa Ndreka           Drejtor DSHP              Diber                Lezhe

137.     Dilaver Corja                Drejtor DKP                Diber                Lezhe

138.     Hasan Lleshi                 Drejtor Spitali               Diber                Lezhe 

139.     Shefqet Kumanova       Drejtor DSHP              Kukes              Lezhe

140.     Gjyle Cahani                 Drejtor DKP                Kukes              Lezhe

141.     Mark Nufi                    Drejtor Spitali               Kukes              Lezhe

142.     Nazmi Bejleri                N/D Tek Spitali            Kukes              Lezhe

143.     Sami Mata                    N/D Ek Spitali              Kukes              Lezhe

144.     Smanza Elezi                Juriste                         Kukes              Lezhe 

145.     Naim Hajdari                Drejtor DSHP              Lezhe               Lezhe

146.     Vaid Mile                     Drejtor DKP                Lezhe               Lezhe

147.     Gazmend Rusja            Drejtor Spitali               Lezhe               Lezhe

148.     Petrit Marku                 N/D DKP                    Lezhe               Lezhe

149.     Mark Marku                N/D Tek Spitali            Lezhe               Lezhe

150.     Sokol Vata                   N/D Ek Spitali              Lezhe               Lezhe

151.     Imelda Zhulali               Juriste                        Lezhe               Lezhe 

152.     Florian Paloka              Drejtor DSHP              Puke                Lezhe

153.     Marte Deda                  Shef DKP                    Puke                Lezhe

154.     Musa Vela                    Shef Spitali                   Puke                Lezhe

155.     Donika Alia                  N/D Ek                        Puke                Lezhe 

156.     Dhurata Zylja                Drejtor DSHP              M. Madhe        Lezhe

157.     Sali Hoxha                    N/D Ek                        M. Madhe        Lezhe

158.     Zeqir Duka                   Shef DKP                    M. Madhe        Lezhe 

159.     Blendi Gurra                 Drejtor DSHP              Bulqize            Lezhe

160.     Faik Ndregjoni              N/D Ek                        Bulqize            Lezhe

161.     Mite Ostuni                  Shef DKP                      Bulqize              Lezhe

162.     Ridvan Kazani              Shef Spitali                   Bulqize            Lezhe 

163.     Gazmend Kabashi        Drejtor DSHP              Has                  Lezhe

164.     Gezim Morina               N/D Ek                        Has                  Lezhe

165.     Agron Geca                  Shef DKP                    Has                  Lezhe

166.     Isuf Laci                       Shef Spitali                   Has                  Lezhe 

167.     Avni Banushi                Drejtor DSHP              Tropoje            Lezhe

168.     Hysen Haxhia               N/D Ekonomik             Tropoje            Lezhe

169.     Gjelosh Kola                Shef Spitali                  Tropoje            Lezhe

170.     Bajram Ymeri               Shef DKP                    Tropoje            Lezhe
 
 

 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara