Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  VENDIM
 
Nr. 238, date 10.4.2003
 
 
PER LICENSIMIN E VEPRIMTARISE PRIVATE NE FUSHEN E SHENDETESISE
 
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 4, shkronja "a", te ligjit nr.3766, date 17.12.1963, "Per kujdesin shendetesor", dhe te nenit 43, te ligjit nr.7815, date 20.4.1994, "Per barnat", me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
1. Personal juridike, vendas apo te huaj, qe do te ushtrojne veprimtari ne fushen e shendetesise, duhet te pajisen me license nga Komisioni i Posacem per Dhenien e Licensave, ne Ministrine e Shendetesise.
Veprimtarite qe licensohen nga ky komision jane:
a. Tregtimi me shumice e pakice, eksport-import, i barnave.
b. Tregtimi me shumice e pakice, eksport-import, i materialeve me perdorim mjekesor.
c. Hapja e kabineteve dhe e klinikave dentare.
ç. Hapja e qendrave diagnostikuese, kabineteve mjekesore, klinikave mjekesore dhe laboratoreve mjekesore.
d. Hapja e klinikave optike dhe e laboratoreve optike.
dh.Ushtrimi i veprimtarise se lire mjekesore, sipas percaktimeve te bera nga ministri i Shendetesise (mjek, farmacist, stomatolog, personel i mesem mjekesor).
2. Komisioni pajis me license personat, fizike a juridike, qe plotesojne keto kritere te pergjithshme:
a.Te jete i regjistruar ne gjykate si person, fizik a juridik, ku te percaktohet objekti perkates i ushtrimit te veprimtarise ne fushen e shendetesise.
b Te kete leje higjieno-sanitare per mjedisin, ku do te ushtrohet veprimtaria, e shoqeruar me genplanin perkates.
c.Te jete anetar i Urdhrit te Mjekeve (per mjeket dhe stomatologet).
 
Kriteret e vecanta, sipas llojit te licenses, percaktohen me urdher te ministrit te Shendetesise.
3. Kerkesa per licensim duhet paraqitur me shkrim, prane sektorit te licensimit te veprimtarise private, ne Ministrine e Shendetesise, se bashku me dokumentacionin e meposhtem:
a. Kerkesen me shkrim, se bashku me nje vleresim te shkurter per veprimtarine e kaluar dhe ate qe do te ushtroje subjekti, fizik ose juridik.
b. Vendimin e gjykates per regjistrimin si person, fizik a juridik.
c. Vertetimin per anetaresine ne Urdhrin e Mjekeve (per mjeket dhe stomatologet).
ç. Licensen profesionale te drejtuesit teknik te shoqerise per ushtrimin e veprimtarise, (per subjekte juridike, si klinika mjekesore, klinika dentare, depo farmaceutike) etj.
d. Deklaraten, ku te thuhet se subjekti, fizik ose juridik, njeh legjislacionin ne fuqi, ne fushen e shendetesise.
4. Llojet e licensave, qe jepen nga komisioni i posacem, jane:
a. License profesionale, individuate.
b. License e shoqerise, e cila jepet ne baze te licenses perkatese profesionale te drejtuesit teknik.
5. Perberja e komisionit te posacem te dhenies se licensave, ku ben pjese edhe nje perfaqesues i Ministrise se Mjedisit, si dhe menyra e funksionimit te tij percaktohen me urdher te ministrit te Shendetesise.
 
6. Vendimi nr.500, date 23.11.1992, i Keshillit te Ministrave, "Per dhenien e licensave per ushtrimin e profesionit ne fushen e shendetesise, ne profesion te lire privat", shfuqizohet.
 
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare".
 
KRYEMINISTRI
 
FATOS NANO
 


 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara